Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

BE nis sistemin e ri të hyrjes/daljes për shtetasit jashtë bllokut – zbatimi fillon më 12 tetor

30/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
BE nis sistemin e ri të hyrjes/daljes për shtetasit jashtë bllokut – zbatimi fillon më 12 tetor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka konfirmuar nisjen e Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), i cili do të eliminojë vendosjen fizike të vulave në pasaportat e udhëtarëve që nuk janë nga blloku evropian. Zbatimi i këtij sistemi do të fillojë më 12 tetor 2025 dhe do të shtrihet në mënyrë graduale për gjashtë muaj në 29 shtetet evropiane, përfshirë edhe ato jashtë BE-së që janë pjesë e zonës Schengen – si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Sistemi i ri, i krijuar në vitin 2017 dhe i shtyrë disa herë për shkak të mungesës së përgatitjeve teknike në disa vende, do të regjistrojë automatikisht datat e hyrjes dhe daljes së vizitorëve nga vendet e treta, si dhe çdo rast të qëndrimit të tejzgjatur apo refuzimit të hyrjes.

Udhëtarëve do t’u mblidhen të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, në përputhje me kërkesat e sigurisë së BE-së. Pasaportat biometrike të vendeve të Ballkanit Perëndimor tashmë përmbajnë këto të dhëna, duke qenë të harmonizuara me standardet evropiane, dhe janë pjesë e marrëveshjes për lëvizje pa viza.

Megjithatë, implementimi i sistemit ka ngritur shqetësime për pritje të gjata në pikat kufitare, aeroporte, stacione treni dhe terminale tragetesh. Si rezultat, shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një zbatim të fazuar – me fillim në gjysmën e pikave kufitare brenda tre muajve të parë dhe funksionim të plotë brenda gjashtë muajve.

“Kjo risi do të rrisë sigurinë kufitare, do të ndihmojë në identifikimin e qëndrimeve të paligjshme, do të luftojë mashtrimet me dokumente dhe do të përmirësojë kontrollin e fluksit të udhëtarëve,” deklaroi Magnus Brunner, komisionar për Migrim.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se sistemet e informimit dhe fushatat vetëdijesuese do të nisin në të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet e BE-së, për t’iu ardhur në ndihmë pasagjerëve përpara zbatimit të EES.

Ministria e Jashtme e Britanisë ka këshilluar udhëtarët që të përgatiten për vonesa të mundshme në kufi, duke theksuar se çdo kalim mund të kërkojë disa minuta shtesë për shkak të procedurave të reja të regjistrimit.

Related

Previous Post

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet një person nën dyshimin për veprën penale “Dhunim”

Next Post

Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Next Post
Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

31/07/2025
Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë

31/07/2025
Trump: Plani kanadez për njohjen e shtetit palestinez kërcënon ujdinë tregtare

Trump: Plani kanadez për njohjen e shtetit palestinez kërcënon ujdinë tregtare

31/07/2025
Edhe Apeli, si Themelorja, hedh poshtë kallëzimin penal të Kusarit ndaj Llugaliut

Edhe Apeli, si Themelorja, hedh poshtë kallëzimin penal të Kusarit ndaj Llugaliut

31/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

31/07/2025
Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë

31/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info