Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE paralajmëron: Lufta me Iranin mund të dobësojë mbrojtjen e Ukrainës

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
Sulmi në Ukrainë, Kallas bën thirrje për “presion më të fortë ndërkombëtar” ndaj Rusisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të dëmtojë aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga agresioni rus, ka paralajmëruar shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Duke folur para një samiti virtual mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe vendeve të Gjirit, Kallas tha se lufta kundër Iranit po shteron rezervat globale të sistemeve të mbrojtjes ajrore që i nevojiten urgjentisht Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

“Ka kapacitete mbrojtëse që i duhen Ukrainës dhe që tani po zhvendosen edhe në Lindjen e Mesme”, tha ajo, duke shtuar se konflikti po ndikon drejtpërdrejt edhe në zinxhirët e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje kundër dronëve.

Sipas saj, disa vende të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë përdorur rezervat e tyre të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet me dronë dhe raketa nga Irani, pas sulmeve amerikano-izraelite në territorin iranian.

Kallas paralajmëroi gjithashtu se rritja e çmimeve të naftës si pasojë e konfliktit mund të përfitojë Rusia financiarisht.

“Kur çmimi i naftës rritet, kjo i sjell përfitime Rusisë për të financuar luftën e saj”, tha ajo, duke theksuar nevojën për të kufizuar të ardhurat energjetike të Moskës përmes sanksioneve të reja.

Diplomatja e lartë evropiane theksoi gjithashtu se Ukraina mund të ndihmojë vendet e Gjirit me përvojën e saj në mbrojtjen kundër dronëve dhe raketave ruse.

“Ne shohim të njëjtat dronë që sulmojnë Kiev çdo ditë duke u përdorur edhe në Lindjen e Mesme. Ukraina ka zhvilluar sisteme dhe taktika për t’i ndaluar ato”, tha Kallas.

Kjo çështje pritet të diskutohet në takimin virtual të ministrave të jashtëm të BE-së dhe vendeve të Gjirit gjatë së enjtes.

Related

Previous Post

Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin

Next Post

Izraeli përgatit fazën e dytë të luftës kundër Iranit, në shënjestër bazat nëntokësore të raketave balistike

Next Post
Izraeli përgatit fazën e dytë të luftës kundër Iranit, në shënjestër bazat nëntokësore të raketave balistike

Izraeli përgatit fazën e dytë të luftës kundër Iranit, në shënjestër bazat nëntokësore të raketave balistike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.