Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

BE rrit ndihmën financiare për Autoritetin Palestinez

14/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
BE rrit ndihmën financiare për Autoritetin Palestinez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë ndjeshëm ndihmën financiare për Autoritetin Palestinez, me një paketë trevjeçare prej rreth 1.6 miliardë euro, bëri të ditur Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Shuica, në një intervistë për Reuters.

Sipas Šuicës, kjo mbështetje do të shkojë paralelisht me zbatimin e reformave nga Autoriteti Palestinez, institucion që shpesh është kritikuar për korrupsion dhe keqmenaxhim.

“Ne duam që ata të reformohen, sepse pa reforma nuk do të jenë aq të fortë dhe të besueshëm për të qenë bashkëbisedues, jo vetëm për ne, por edhe për Izraelin,” deklaroi ajo.

Ky njoftim vjen në prag të dialogut të parë politik të nivelit të lartë mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe zyrtarëve të lartë palestinezë, përfshirë kryeministrin Mohammad Mustafa, që do të mbahet të hënën në Luksemburg.

Bashkimi Evropian është donatori më i madh për popullin palestinez dhe shpreson që Autoriteti Palestinez, që aktualisht qeveris Bregun Perëndimor, të mund të marrë në të ardhmen edhe përgjegjësinë për Gazën pas përfundimit të konfliktit me Hamasin.
Megjithatë, qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar deri më tani idenë e dorëzimit të kontrollit të Gazës te Autoriteti Palestinez dhe vazhdon të shmangë opsionin e një zgjidhjeje me dy shtete.

Detajet e paketës financiare përfshijnë:

  • 620 milionë euro për mbështetje të përgjithshme financiare dhe reforma institucionale;

  • 576 milionë euro për “qëndresën dhe rimëkëmbjen” në Bregun Perëndimor dhe Gazë;

  • 400 milionë euro në formën e kredive të buta nga Banka Evropiane e Investimeve, me miratim të mundshëm nga organet vendimmarrëse të saj.

“Tani po investojmë në një mënyrë të besueshme në Autoritetin Palestinez,” përfundoi Shuica.

Related

Previous Post

Shqipëria hap kapituj të rinj negociatash me BE-në

Next Post

Kaja Kallas raporton për dialogun Kosovë–Serbi në Këshillin e BE-së

Next Post
Kallas vjen të hënën për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, por jo në Kosovë

Kaja Kallas raporton për dialogun Kosovë–Serbi në Këshillin e BE-së

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

Plani me 5 pika i Trumpit për Gazën

01/07/2025
Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

01/07/2025
Duda Balje: Mora ftesë nga Presidentja për takim

Duda Balje: Mora ftesë nga Presidentja për takim

01/07/2025
Memli Krasniqi: Nesër takohem me Presidenten – Bllokada është prodhim i VV’së

Memli Krasniqi: Nesër takohem me Presidenten – Bllokada është prodhim i VV’së

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

Plani me 5 pika i Trumpit për Gazën

01/07/2025
Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info