Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami, duke përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe bashkim.
Në urimin e tij, Hamza theksoi rëndësinë e kësaj feste pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ftuar qytetarët që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në frymën e solidaritetit.
“Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit. Le të bashkohemi në frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. U qoftë pranuar agjërimi dhe gëzuar festën”, ka shkruar ai.
Hamza uroi gjithashtu që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët.
Fitër Bajrami, që shënon përfundimin e Ramazanit, mbetet një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke promovuar vlera si solidariteti, ndihma ndaj të tjerëve dhe bashkimi në familje e shoqëri.

