Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh për unitet dhe harmoni në shoqëri.
Në urimin e tij, Hamza theksoi rëndësinë e forcimit të vlerave të përbashkëta, respektit dhe bashkëpunimit për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të bashkuar.
“Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe gëzim në çdo familje, duke e cilësuar Pashkën si një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

