Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka hedhur sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendi i Kosovës në shkollën Anton Zako Çajupi, në Mitrovicë.
Pas votimit, Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre, duke shprehur optimizëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë një ditë e mbarë dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Deri më tani nuk ka informacione për probleme dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë të ndodhë mungesë e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të përfundojë siç duhet. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucionet e saj”, tha Hamza.

