Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Ballina

Bernard Arnault – njeriu i ri më i pasur në botë

03/01/2023
in Ballina
Reading Time: 4 mins read
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Miliarderi francez Bernard Arnault ka ndërtuar një perandori masive dhe fitimprurëse të shitjes me pakicë të markave luksoze. Nga vjen ai dhe si arriti të bëhej më i pasur se Elon Musk dhe Jeff Bezos?

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022  se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.

Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe CEO i LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i quajtur zakonisht LVMH. Tek kompania e tij ai është aksioneri i saj më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në shoqërinë e regjistruar në bursë.

Kjo nuk është hera  e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti shkurtimisht këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021. Nëse Musk arrin ta kthejë shpejt Twitter-in në kompani fitimprurëse, Arnault mund të mos e mbajë titullin e më të pasurit të botës për shumë kohë. Megjithatë, arritjet e francezit janë për t’u shënuar.

Një perandori luksi

LVMH është një konglomerat me bazë në Paris, e përbërë nga 75 marka të veçanta kryesisht pije, modë e nivelit të lartë dhe prodhime kozmetike. Në vitin 2021 ajo pati një xhiro të ardhurash prej 64,2 miliardë eurosh (68,2 miliardë dollarë), 20% më shumë se në vitin 2019. Moda dhe prodhimet prej lëkure përbënin 48% të të ardhurave.

Kompania, firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane. Në nëntor 2022, vlera e saj e tregut ishte sipas llogaritjeve të Statista-s rreth 371 miliardë euro, duke e bërë atë një nga kompanitë më të vlefshme në botë, përpara Mastercard, Chevron dhe Nestle.

Krahasuar me të tjerët në listën e më të pasurve në botë, Arnault nuk është shumë i njohur jashtë Francës. Megjithatë filialet e kompanisë LVMH mjaft të njohura dhe përfshijnë shumë marka me famë si Bulgari, Dior, Fendi, Givenchy dhe natyrisht Louis Vuitton. Kompania gjithashtu ka në zotërim dyqanet e kozmetikës Sephora dhe dyqane të tjera në Paris. Marka më e vjetër e kompanisë është prodhuesi i verërave Chateau d’Yquem, që u themelua në fund të shekullit të 16-të.

Në Amerikë Arnault tërhoqi vëmendjen kur bleu në vitin 2019 për afro 16 miliardë dollarë argjendarin e famshëm Tiffany & Co. Në Gjermani ai bëri bujë në fillim të vitit 2021, kur bleu Birkenstock, ndonëse është e paqartë se si prodhuesi i sandaleve të rehatshme mund të shndërrohet në një markë luksoze.

Transformimi i çantave Louis Vuitton në miliarda

Arnault ka lindur në Francën veriore afër kufirit belg. Pasi mbaroi shkollën e inxhinierisë, ai u bashkua me kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Atje u fokusua në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe shpejt u bë president i saj.

Në vitin 1984, ai bleu një biznes të falimentuar që përfshinte dyqanin Christian Dior dhe Le Bon Marche. Ky ishte “sulmi” i tij në tregun e luksit. Në vitin 1987 u formua LVMH  prej bashkimit të Louis Vuitton dhe Moet Hennessy. Ai shpejt i la mënjanë të tjerët duke realizuar një marrje të imponuar të kontrollit dhe në vitin 1989 u emërua kryetar i bordit drejtues ekzekutiv, një rol që vazhdon ta mbajë qysh atëherë.

Pasi u bë shefi i vetëm, ai vazhdoi për një dekadë resht të blinte me një vrull miliarda eurosh kompani të tjera njëra pas tjetrës. Shumë prej markave ishin menaxhuar keq apo ishin vjetëruar, kështu që ai solli menaxhim modern dhe punësoi stilistë të rinj për të tronditur tregun.

Kritikja e modës, Suzy Menkes e quante Arnault si “Zoti i Markave” në një profil të tij botuar në International Herald Tribune të vitit 1999. Ky shkrim vazhdon të jetë aktual edhe sot. “Qëllimi i kompanisë është të qenit bashkëkohor, modern, për t’i bërë markat të flasin një gjuhë universale”,  shkruante ajo. “Dhe Arnault këmbëngul se ruajtja e individualitetit dhe e të qenit unike e çdo marke është preokupimi kryesor, brenda një strukture korporative të efektshme.” Kjo strategji i ka lejuar çdo marke të ruajë një shkallë pavarësie duke u bërë më profesionale.

Kompania vazhdon të zgjerohet, veçanërisht përmes rritjes në Azi, tregut të saj më të madh, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Reklamat e saj plot shkëlqim janë aspiruese. Dyqanet ofrojnë artikuj më pak të shtrenjtë si rripa, kapele dhe çdo gjë tjetër me logo për të tërhequr blerësit e rinj.

Po aq e rëndësishme, Arnault beson në fuqinë e internetit. Gjithçka po lëvizte në internet, dhe po kështu do të bënte LVMH pa humbur atmosferën e saj ekskluzive. Tani shumë prej markave kanë faqe interneti dhe dyqane online të pasura dhe nuk kanë më frikë të shfaqin hapur çmimet.

Planifikimi për të ardhmen

Sot LVMH është një biznes familjar. Të pesë fëmijët e Arnault punojnë me të në cilësi të ndryshme. I veshur gjithmonë në mënyrë të përsosur, Arnault ka flokë të thinjura dhe është shumë i rezervuar. Kolegët flasin rrallë për të. Ne e dimë se ai është një tenist i zjarrtë dhe i pëlqen muzika dhe koleksionet e artit. Për disa vite, ai zotëronte shtëpinë e ankandeve Phillips de Pury.

Në vitin 2014 u hap në Paris Fondacioni Louis Vuitton. Muzeu i artit bashkëkohor i projektuar nga Frank Gehry është shtëpia e koleksionit të Arnault dhe supozohet se një ditë do t’i dorëzohet qytetit. Ai gjithashtu ka dhuruar miliona për bamirësi dhe për restaurimin e katedrales së Notre Dame.

Pyetja e madhe tani është: Si do të vazhdojë më pas? Cili nga fëmijët e tij do ta marrë përsipër kompaninë? A është ndonjëri prej tyre i paracaktuar të jetë pasardhësi i tij, apo kompania do të ndahet mes tyre? Dhe a është kompania ende në lëvizje? Chanel, Armani, Hermes dhe një sërë markash të tjera janë ende atje. Por Arnault nuk është vetëm. Taktika e tij për të mbledhur së bashku biznese të markave luksoze të drejtuara nga familja ka frymëzuar të tjerët si Richemont dhe Kering që të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të jenë konkurrentë, por Arnault krijoi udhërrëfyesin e luksit./rtklive/

Related

Previous Post

Ikja e fuqisë punëtore, tronditje e madhe për vendin

Next Post

Mbi 418 mijë euro tatime të paguara ndaj shtetit nga estrada gjatë 2022-tës, por ATK shqiptoi edhe 12 gjoba

Next Post

Mbi 418 mijë euro tatime të paguara ndaj shtetit nga estrada gjatë 2022-tës, por ATK shqiptoi edhe 12 gjoba

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” ne top listen e restoraneve ne Nju Jork

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” ne top listen e restoraneve ne Nju Jork

20/04/2023
Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.