Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë betuar në Presidencë, te Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.
Ceremonia e betimit shënon fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.
Në ceremoni ishin 10 anëtarë, përfshirë kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Dy nga anëtarët e rinj, Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, vijnë nga LVV-ja.
Tri partitë tjera më të mëdha opozitare përfaqësohen vetëm nga një anëtar.
Nga PDK-ja anëtar në KQZ so të jetë Rashit Qalaj, nga LDK-ja Ilir Fetahu ndërsa nga Aleanca Muharrem Nitaj.

