Procesi i rinumërimit për Zgjedhjet e Parakohshme 2025, i cili ka arritur në 99.78% të vendvotimeve të procesuara, ka sjellë ndryshime drastike në listat e kandidatëve për deputetë. Gabimet në formularët fillestarë duket se kanë qenë masive, duke fryrë votat e disave dhe duke dëmtuar rëndë të tjerët.
Nga të dhënat e procesuara deri mëngjesin e sotëm, Kujtim Gashi (PDK) dhe Xhavit Uka (LDK) rezultojnë të jenë “humbësit” më të mëdhenj të këtij procesi, pasi u janë fshirë respektivisht mbi 1,800 dhe 1,200 vota të cilat u ishin shënuar gabimisht.
Nga ana tjetër, rinumërimi i ka buzëqeshur Uran Ismailit (PDK) dhe Arian Tahirit (PDK), të cilëve u janë kthyer qindra vota që u mungonin.
Më poshtë ju sjellim listën ekskluzive të 10 kandidatëve që pësuan ndryshimet më të mëdha (pozitive dhe negative) nga të gjitha partitë politike.
Kandidatët që humbën më së shumti vota
Këta kandidatë kishin më shumë vota të shënuara në formularë sesa që u gjetën realisht brenda kutive të votimit. Rinumërimi ua ka zbritur këto shifra:
-
Kujtim Gashi (PDK): -1,819 vota (Zbritja më e madhe në këto zgjedhje)
-
Xhavit Uka (LDK): -1,201 vota
-
Driton Selmanaj (LDK): -820 vota
-
Arbër Rexhaj (VV): -521 vota
-
Anton Quni (LDK): -442 vota
-
Rea Krasniqi (VV): -420 vota
-
Valon Ramadani (VV): -392 vota
-
Visar Azemi (LDK): -353 vota
-
Dafina Alishani (VV): -329 vota
-
Vendenis Lahu (VV): -242 vota
Kandidatët që fituan më së shumti vota
Këta kandidatë u dëmtuan në numërimin e parë. Pas hapjes së kutive, atyre u janë shtuar votat e paevidentuara:
-
Uran Ismaili (PDK): +552 vota
-
Arian Tahiri (PDK): +499 vota
-
Paris Guri (LDK): +164 vota
-
Gëzim Hazrolli (LDK): +123 vota
-
Hajrulla Çeko (VV): +109 vota
-
Festim Kabashi (LDK): +94 vota
-
Alban Bajrami (VV): +91 vota
-
Ukë Rugova (LDK): +83 vota
-
Driton Hyseni (VV): +75 vota
-
Shqipe Mehmeti Selimi (VV): +73 vota
Analizë e shkurtër
Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka numrin më të madh të kandidatëve në listën e zbritjeve (5 nga 10), “goditjet” më të rënda në shifra absolute i kanë marrë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.
Tek AAK, ndryshimet kanë qenë më të buta, ku rënia më e madhe është regjistruar tek Besnik Krasniqi (-215 vota), ndërsa rritja më e madhe tek Daut Haradinaj (+33 vota), duke mos hyrë në top 10-shen e ndryshimeve drastike në nivel vendi.
Procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet së shpejti, duke vulosur përbërjen finale të legjislaturës së re.

