Pagjumësia, një nga çrregullimet më të përhapura të gjumit, shkakton lodhje kronike, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim. Para se të përdoren ilaçe farmaceutike, shumë ekspertë sugjerojnë shfrytëzimin e zgjidhjeve natyrore, të provuara ndër shekuj, që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësim të cilësisë së gjumit.
Shumë bimë medicinale kanë efekt qetësues dhe nuk krijojnë varësi. Ja cilat janë më të njohurat:
1. Valeriana (Valeriana officinalis)
Një nga bimët më të famshme kundër pagjumësisë, e përdorur që nga lashtësia si qetësues natyral. Ndikon në sistemin nervor qendror, ul tensionin dhe shkurton kohën për të rënë në gjumë.
-
Përdorimi: Çaj me rrënjë valeriane (1 lugë çaji në ujë të valë, lihet 10-15 min). Konsumohet 30-60 minuta para gjumit.
2. Melissa (Melissa officinalis)
E njohur si “limon për aromën freskuese”. Qetëson ankthin dhe lehtëson rënien në gjumë. Shpesh kombinohet me livandën apo valerianën.
-
Përdorimi: Çaj 2-3 herë në ditë, sidomos para gjumit.
3. Kamomili (Chamomilla recutita)
I njohur për veprimin kundër inflamacionit dhe ngërçeve. Ka efekt relaksues mbi sistemin nervor dhe ndihmon sidomos tek fëmijët me pagjumësi të lehtë.
-
Përdorimi: Çaj me lule kamomili, i konsumuar një orë para gjumit.
4. Livanda (Lavandula angustifolia)
E njohur për aromën e saj, livanda qetëson trupin dhe mendjen, shpesh e përdorur në aromaterapi.
-
Përdorimi:
-
Çaj me lule livande
-
Vaj esencial në difuzor
-
Disa pika vaj në jastëk para gjumit
-
5. Lumulli (Humulus lupulus)
Përveç përdorimit në prodhimin e birrës, është i njohur si qetësues natyral. Lulet e thara qetësojnë sistemin nervor.
-
Përdorimi: Çaj i thjeshtë ose i kombinuar me valerian. Mund të përdoret edhe në jastëkë të mbushur me lule të thata.
6. Lule Pasioni (Passiflora incarnata)
Përdoret në fitoterapi për të ulur ankthin, tensionin dhe pagjumësinë, pa lënë ndjesi rëndese pas zgjimit.
-
Përdorimi: Në formë çaji, tinkture ose kapsulash.
Këshilla të rëndësishme për përdorimin e bimëve medicinale
-
Bimët kërkojnë përdorim të rregullt për të paktën dy javë për të dhënë efekt.
-
Mos kombinoni bimë të forta pa konsultë profesionale.
-
Personat që marrin qetësues ose antidepresivë duhet të këshillohen me mjek.
-
Për fëmijët dhe gratë shtatzëna rekomandohen vetëm bimë të buta (si kamomili), gjithmonë me këshillë të specialistit.
Natyra ofron një gamë të gjerë bimësh që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit. Kombinimi i tyre me zakone të shëndetshme – si orar i rregullt gjumi, shmangia e ekranit në mbrëmje dhe ritualet relaksuese – mund të ndihmojë në rikthimin e një gjumi të qetë dhe të shëndetshëm.