Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bislimi në takimin joformal të ministrave evropianë: Kosova ka dëshmuar gatishmëri për statusin e vendit kandidat

Qendra Info by Qendra Info
02/09/2025
in Lajme
0
Bislimi në takimin joformal të ministrave evropianë: Kosova ka dëshmuar gatishmëri për statusin e vendit kandidat
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës në kuadër të Presidencës daneze të Këshillit të BE-së.

Në këtë tryezë morën pjesë ministra nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet aspiruese për anëtarësim, ndërsa tema e diskutimit ishte “Kriteret e Kopenhagës dhe integrimi gradual”.

Gjatë fjalës së tij, Bislimi theksoi se Kosova ka shënuar përparime të dukshme në zbatimin e reformave, duke përmendur:

  • rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon,

  • uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.9% në vetëm katër vite,

  • përmirësimin në renditjet ndërkombëtare,

  • si dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte.

Ai rikujtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor 2022 është tregues i synimit për integrim dhe se vendi tashmë ka afër një dekadë që zbaton Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

“Institucionet tona kanë dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe duhet të vlerësohen mbi bazën e meritokracisë. Është koha të pranojmë pyetësorin dhe të marrim statusin e vendit kandidat,” – tha Bislimi.

Në diskutim mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila së bashku me ministrat e pranishëm shkëmbyen pikëpamje mbi perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Related

Previous Post

Arrestohet i kërkuari për fajde, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg

Next Post

Ish-drejtori i SHIK-ut në Berat nën akuzë për sekrete shtetërore

Next Post
Ish-drejtori i SHIK-ut në Berat nën akuzë për sekrete shtetërore

Ish-drejtori i SHIK-ut në Berat nën akuzë për sekrete shtetërore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.