Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Blackout në rajonin e Moskës pas sulmeve me dronë ukrainas, shpërthime në Odesa – plagosen tre fëmijë

Qendra Info by Qendra Info
31/12/2025
in Lajme
0
Ujqërit e Stepës: Pensionistët ukrainas që marrin armët atje ku ushtarëve u ndalohet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rajoni i Moskës është përfshirë nga ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike mbrëmjen e së enjtes, në të njëjtën kohë me një valë sulmesh me dronë nga Ukraina, ndërsa në anën tjetër të frontit, Odesa u godit nga dronë rusë duke lënë të plagosur katër persona, mes tyre tre fëmijë.

Sipas mediave ruse, të cituara edhe nga burime ukrainase, disa zona përreth kryeqytetit rus, përfshirë Ramenskoye, Zhukovsky dhe Lytkarino, mbetën pa energji elektrike. Portali Meduza raportoi për ndërprerje të gjera, ndërsa The Moscow Times bëri të ditur se vetëm në Ramenskoye rreth 120 mijë persona kanë mbetur pa drita.

Nga ana e saj, agjencia ukrainase Ukrinform, duke iu referuar videove të publikuara në rrjetet sociale ruse, deklaroi se numri i të prekurve nga blackout-i mund të arrijë deri në 600 mijë persona.

Kompania shtetërore ruse e energjisë Rosseti konfirmoi ndërprerjen, duke sqaruar se ajo ndodhi si pasojë e një “shkëputjeje automatike në një nënstacion të tensionit të lartë”, ndërsa ekipet teknike janë angazhuar për rikthimin e furnizimit.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia TASS, njoftoi se mes orës 20:00 dhe 23:00 (ora e Moskës) janë “interceptuar dhe shkatërruar” 27 dronë ukrainas mbi rajonin e Moskës dhe zona të tjera si Kaluga, Belgorod, Kursk dhe Tula.

Sulm rus në Odesa, plagosen fëmijë

Në anën tjetër, një sulm me dronë rusë në qytetin ukrainas të Odesës ka shkaktuar shpërthime të forta dhe dëme në infrastrukturë banimi, logjistike dhe energjetike. Administrata ushtarake e qytetit konfirmoi se katër persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 14 vjeç, një foshnjë 7-muajshe, si dhe një burrë 42-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Sulmet vijnë në një moment të tensionuar diplomatik, vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë folur për përparime në bisedimet që synojnë ndalimin e agresionit rus. Nga ana tjetër, Kievi ka mohuar pretendimet e Moskës për një sulm ukrainas ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar mungesën e provave.

Në këtë klimë të tensionuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se më 6 janar pritet të mbahet në Francë një takim me liderët e vendeve aleate të Ukrainës, për të diskutuar hapat e ardhshëm politikë dhe të sigurisë.

Lufta vazhdon të përshkallëzohet në terren, pavarësisht sinjaleve për dialog diplomatik, duke goditur gjithnjë e më shumë edhe infrastrukturën civile dhe popullsinë.

Related

Previous Post

Nga Kiribati në Samoa: Kalimi global në vitin 2026 do të zgjasë 26 orë, jo 24

Next Post

Kurti: Telekomi dhe Posta e Kosovës shënojnë fitime rekord, shembull i ringjalljes së ndërmarrjeve publike

Next Post
Kurti: Telekomi dhe Posta e Kosovës shënojnë fitime rekord, shembull i ringjalljes së ndërmarrjeve publike

Kurti: Telekomi dhe Posta e Kosovës shënojnë fitime rekord, shembull i ringjalljes së ndërmarrjeve publike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.