Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Blerim Sallahu reagon për krizën institucionale: Kushtetuesja ka dy zgjidhje

Qendra Info by Qendra Info
06/09/2025
in Lajme
0
Blerim Sallahu reagon për krizën institucionale: Kushtetuesja ka dy zgjidhje
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese ka vetëm dy rrugëdalje kushtetuese.

Sipas Sallahut, opsioni i parë është që Gjykata, duke u bazuar në nenin 67, paragrafi 4 të Kushtetutës, të konstatojë qartë se refuzimi i Listës Serbe për të propozuar kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit nënkupton heqje dorë nga kjo e drejtë. Në këtë rast, Kuvendi i Kosovës do të konsiderohej se ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit. Ai e krahasoi situatën me rastin e aktgjykimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e qeverisë, ku mosparaqitja e mandatarit u vlerësua si humbje e të drejtës për nominim.

Opsioni i dytë, sipas tij, lidhet me faktin se Kuvendi tashmë ka ezauruar edhe procedurën e shortit, e paraparë në Rregulloren e Kuvendit, tri herë për secilin kandidat. Në këtë rast, thotë Sallahu, aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses është ekzekutuar plotësisht dhe, për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve për konstituimin e Kuvendit, Gjykata duhet t’i japë autorizim Presidentes për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke u mbështetur në nenin 82 të Kushtetutës.

“Çdo vendim tjetër, në formë kundërkushtetuese, e bën Republikën tonë të varur nga një subjekt politik që çdo ditë minon rendin kushtetues të vendit”, përfundoi Sallahu.

Related

Previous Post

Hykmete Bajrami: Kosova po rrëshqet drejt krizës ekonomike për shkak të bllokadave të Kurtit dhe aleatëve të tij

Next Post

Kadri Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses ka pasoja të pariparueshme për Kosovën

Next Post
Kadri Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses ka pasoja të pariparueshme për Kosovën

Kadri Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses ka pasoja të pariparueshme për Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.