Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, ku janë evidentuar fletëvotime me dyshime për manipulim.
Deliu ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të thelluar, duke theksuar se ky rast nuk mund të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore dhe se Prokuroria Speciale duhet të përfshihet urgjentisht.
“Në Mitrovicë janë raportuar parregullsi serioze në procesin zgjedhor. Fletëvotimet e dyshuara për manipulim janë gjetur. Nëse ky rast nuk hetohet nga Prokuroria Speciale, atëherë drejtësia po dështën para syve tanë! Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm!”, ka deklaruar Deliu.
Në Mitrovicë, procesi i numërimit është ndalur disa herë pas ndërhyrjes së Prokurorisë dhe Policisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të konstatuar nëse bëhet fjalë për një gabim teknik, siç pretendon KQZ-ja, apo për një tentim të organizuar manipulimi, siç po pretendojnë partitë opozitare.
Situata mbetet e tensionuar dhe pritet për zhvillime të reja në orët në vazhdim./Qendra.INFO

