Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bllokim i paautorizuar i rrugës në Prizren – Policia ndërhyn dhe shqipton gjobë prej 300 euro

Qendra Info by Qendra Info
07/08/2025
in Lajme
0
Bllokim i paautorizuar i rrugës në Prizren – Policia ndërhyn dhe shqipton gjobë prej 300 euro
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një ankese të pranuar nga qytetarët për bllokimin e rrugës “Alush Kryeziu” në qytetin e Prizrenit, me ç’rast ka identifikuar një shkelje të autorizimit të dhënë për përdorim të përkohshëm të rrugës gjatë një gazmendi familjar.

Incidenti ka ndodhur më 6 gusht 2025, rreth orës 16:40, kur rruga ishte bllokuar plotësisht në të dy shiritat e qarkullimit, ndonëse leja komunale e prezantuar nga organizatori lejonte përdorimin vetëm të njërës korsi dhe vetëm për një orar të caktuar, nga ora 09:30 deri në 10:30 të mëngjesit.

Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Prizren ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke konstatuar shkelje të kushteve të lejes dhe duke ndërmarrë masa konform ligjit. Personit përgjegjës i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 300 euro, ndërsa rruga është liruar për qarkullim normal të automjeteve.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë dispozitat ligjore dhe autorizimet për ngjarje publike apo familjare, në mënyrë që të mos pengohet liria e lëvizjes dhe siguria në komunikacion.

Related

Previous Post

Ordinanca e njohur stomatologjike “Dini Dent” del në mbështetje të protestës për UÇK’n

Next Post

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Next Post
A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.