Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bllokim rrugësh për shkak të Maratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2025
in Lajme
0
Bllokim rrugësh për shkak të Maratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2025”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë njofton qytetarët për masat e veçanta të qarkullimit rrugor për shkak të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025, që zhvillohet të dielën, më 28 shtator.

Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e pjesëmarrësve, si dhe për të rregulluar qarkullimin dhe trafikun në rrugët e prekura. Gjatë zhvillimit të maratonës, do të ketë bllokime totale dhe të pjesshme të rrugëve në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri e sigurt dhe e kontrolluar e trafikut.

Rrugët e bllokuara dhe orari i masave

  • Qarkullimi i automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë drejt Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja për lidhje me autostradën “Ibrahim Rugova”, do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

Rrugët alternative për qytetarët

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për të shmangur vonesat:

  1. Nga Peja drejt Prishtinës → përdorni rrugën: Sllatinë – fsh. Magurë – Lipjan, pastaj lidheni me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

  2. Nga Peja drejt Fushë Kosovës → përdorni rrugën: Sllatinë – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë.

  3. Nga Prishtina/Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

  4. Nga Mitrovica drejt Pejës/Aeroportit → përdorni autostradën prej Mazgitit drejt Shkupit, dilni në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

  5. Nga Mitrovica drejt Ferizajt → qarkullimi i automjeteve nuk do të ndalohet; rruga nacionale do të jetë e lirë për lëvizje.

Transporti publik

Autobusët në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe drejt Pejës nuk duhet të qarkullojnë gjatë kohës së maratonës. Ata duhet të përdorin rrugët alternative të përmendura më sipër.

Related

Previous Post

Transformoni shëtitjen tuaj: Ecja me peshë, stërvitja e fuqishme që forcon trupin dhe zemrën

Next Post

Shkencëtarët amerikanë prezantojnë material të ri që lëshon dritë: Mund të revolucionarizojë fotonikën

Next Post
Shkencëtarët amerikanë prezantojnë material të ri që lëshon dritë: Mund të revolucionarizojë fotonikën

Shkencëtarët amerikanë prezantojnë material të ri që lëshon dritë: Mund të revolucionarizojë fotonikën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.