Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit të Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për dhënie fund të konflikteve në botë.
Lajmin e kumtoi këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Më parë, presidenti Trump ka bërë të ditur se ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Uashington.
Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës dhe i ka 27 anëtarë.
Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të presidentit Trump për paqe në Gazë, që është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, në tetor të vitit 2025.

