E enjten në Kosovë pritet mot plotësisht i vranët, me reshje bore sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 4 gradë Celsius.
Në zonat më të ulëta të Dukagjinit, si dhe në disa ultësira të tjera, reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës mund të krijohen shtresa simbolike bore, ndërsa në viset kodrinore-malore priten shtresa bore prej disa centimetrash.
Kushtet atmosferike mund të vështirësojnë qarkullimin, veçanërisht në zonat malore dhe rrugët dytësore.

