Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Botërori i Klubeve nis me barazim 0-0 mes Al Ahli dhe Inter Majemi në “Hard Rock Stadium”

Qendra Info by Qendra Info
15/06/2025
in Sport
0
Botërori i Klubeve nis me barazim 0-0 mes Al Ahli dhe Inter Majemi në “Hard Rock Stadium”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot ka nisur rrugëtimi i Botërorit të Klubeve me sfidën mes Al Ahli dhe Inter Majemi, e cila përfundoi pa gola, 0-0. Ndeshja u zhvillua në “Hard Rock Stadium” dhe ishte një përballje që nuk la shumë për t’u kujtuar, veçanërisht për skuadrën e Inter Majemit, ku ylli Lionel Mesi nuk arriti të shkëlqejë, sidomos në pjesën e parë ku performanca e tij ishte shumë larg pritshmërive.

Momenti më i rëndësishëm i takimit u regjistrua në minutën e 43-të, kur futbollisti i Al Ahli humbi një penallti të mirë, duke i mohuar skuadrës mundësinë për të kaluar në avantazh. Portieri i Inter Majemit, Ustari, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes për pritjet e tij të shumta dhe vendimtare gjatë gjithë takimit.

Të dyja skuadrat përfituan nga ky barazim, duke marrë nga një pikë në grupin ku ndodhen gjithashtu Porto dhe Palmeiras, që do të përballen në ndeshjet e ardhshme.

Në orën 18:00 sot në fushë do të zbresin Bajern Mynih dhe Okland Siti, ndërsa më vonë, në orën 21:00, do të zhvillohet edhe dueli mes Paris Saint-Germain dhe Atletiko Madrid.

Ngjarje dhe emocione të forta priten në këtë Botëror klubi, ndërsa skuadrat kërkojnë të tregojnë më të mirën në kërkim të trofeut prestigjioz.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor 15-21 qershor 2025: Luanët planifikojnë martesën, Peshqit krijojnë, Peshoret presin një lidhje

Next Post

Dështimi i 32-të radhazi: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituuar pas dy muajsh

Next Post
Dështimi i 32-të radhazi: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituuar pas dy muajsh

Dështimi i 32-të radhazi: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituuar pas dy muajsh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.