BQE: Rriten pagesat elektronike, rreth 60 për qind e evropianëve përdorin paranë e gatshme

 

Paraja e gatshme vazhdon të mbetet mjeti më i përdorur për pagesë, por pesha e tij vazhdon të humbet.

Sipas një studimi të Bankës Qendrore Evropiane, gjatë 2022-së paraja e gatshme është përdorur 59 për qind.

“Gjatë 2022-së, paratë e gatshme janë përdorur për 59 për qind si formë e transaksioneve në pikat e shitjes nga 72 për qind që ishte në vitin 2019. Është mjeti i pagesës që përdoret më shpesh për pagesat me vlerë të vogël në dyqane dhe për transaksionet individuale”, thekson studimi.

“Një shumicë, apo 60 për qind, gjithashtu e konsiderojnë të rëndësishme që të ketë para në dorë si një opsion pagese. Konsumatorët e perceptojnë paranë e gatshme si të dobishme për të qenë të vetëdijshëm për shpenzimet e tyre, për të mbrojtur privatësinë e tyre dhe për të lejuar që transaksionet të paguhet menjëherë”, vazhdon BQE-ja.

Aty thuhet se konsumatorët janë të kënaqur me qasjen në shërbimet për të tërhequr para.

“Në përgjithësi, konsumatorët janë të kënaqur me qasjen e tyre në para, me një shumicë të madhe të konsumatorëve që e kanë të lehtë të shkojnë në një ATM ose një bankë për të tërhequr para në shumicën e vendeve”, thuhet në studim.

Në fund, BQE thotë se pjesa e blerjeve online është rritur brenda Eurozonës.

“Pjesa e blerjeve online si përqindje e të gjitha transaksioneve të përditshme të Eurozonës është rritur ndjeshëm për të arritur në 17 për qind më 2022 nga 6 për qind më 2019. Për blerjet në një pikë shitjeje, pjesa e pagesave me kartelë është rritur me 9 pikë përqindjeje me 34 për qind në vitin 2022, me pagesat pa kontakt tani që përbëjnë shumicën e pagesave me kartelë bankare”, përfundon BQE.

Next Post