Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Brohoritjet ‘Ilirida’ tronditin Shkupin – kujtohet Kumanova, ku ofendimet kundër shqiptarëve kaluan pa reagim”

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
“Brohoritjet ‘Ilirida’ tronditin Shkupin – kujtohet Kumanova, ku ofendimet kundër shqiptarëve kaluan pa reagim”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, ka njoftuar se po ndërmerr masa pas brohoritjeve “Ilirida” gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës mes Shkëndijës dhe Qarabağut, të zhvilluar në Arenën “Todor Proeski”, raporton Portalb.mk.

“Ju informojmë se SPB Shkup, bazuar në materialin e regjistruar dhe të dokumentuar, po merr masa në koordinim me prokurorin publik kompetent,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjatë transmetimit të ndeshjes janë dëgjuar thirrje “Ilirida” – një term që, sipas mediave maqedonase, lidhet me një koncept politik të një pjese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për krijimin e një republike të pavarur në pjesën perëndimore të vendit.

Rasti në Kumanovë dhe mungesa e reagimeve institucionale

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda një kohe të shkurtër. Më herët, në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, u dëgjuan brohoritje të hapura kundër shqiptarëve si: “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

Për këtë rast, asnjë organ i rendit nuk reagoi menjëherë. Procedurat nga prokuroria dhe policia nisën vetëm pas presionit publik dhe reagimeve politike, të cilat u konsideruan të vonuara dhe formale. Prokuroria kërkoi pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia arrestoi një person që tentoi të vendoste një banderolë me përmbajtje fyese.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve për masa të rrepta, incidenti i intolerancës u përsërit dje në Shkup, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e reagimeve zyrtare.

Related

Previous Post

Kosovë – 58 raste të reja të trajtuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në vetëm një javë

Next Post

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

Next Post
Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.