Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/07/2026
in Category
0
Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për Kosovën. Njoftimi është bërë këtë të hënë përmes faqes zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas vendimit, Schübel do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar diplomatin estonez Aivo Orav, i cili liroi pozitën në mars të këtij viti për t’u angazhuar në Turqi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Schübel është një diplomat i lartë evropian me përvojë të gjerë në pozita drejtuese në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht ai është shef i Divizionit për Rusinë në EEAS.

Më herët, ai ka shërbyer si i Dërguar i Posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor nga viti 2022 deri në vitin 2024. Gjithashtu, ka qenë shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e angazhimit të Bashkimit Evropian në fqinjësinë lindore.

Sipas Këshillit të BE-së, mandati i Përfaqësuesit Special për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën evropiane të vendit përmes komunikimit publik dhe angazhimit me institucionet.

Ai do të monitorojë përparimin në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, do të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve joshumicë, si dhe do të promovojë koordinimin politik të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Po ashtu, Schübel do të ofrojë udhëzime politike për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Related

Previous Post

Pëlqyeshmëria e liderëve te elektorati i partive: Kurti, Hamza e Gjini mbi 80%, Abdixhiku 62%.

Next Post

Qytetarja thotë se po përballet me presion pas publikimit të kushteve në Pediatri.

Next Post
Qytetarja thotë se po përballet me presion pas publikimit të kushteve në Pediatri.

Qytetarja thotë se po përballet me presion pas publikimit të kushteve në Pediatri.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.