Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Bursat evropiane e nisin javën në rënie, Stoxx600 bie për 0.6 për qind

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
12/12/2022
in Ballina
0
Bursat evropiane e nisin javën në rënie, Stoxx600 bie për 0.6 për qind
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tregjet evropiane e kanë nisur javën në rënie, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, që zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave.

Indeksi Stoxx600 e ka nisur ditën në rënie me 0.6 për qind, ndërsa lëndët e para realizojnë fitimet më të mëdha në rritje me 1.7 për qind.

Rezerva Federale do të fillojë të martën takimin 2-ditor, dhe pritshmëritë janë që norma bazë e interesit të rritet me 50 pikë bazë.

Referuar të dhënave më të fundit në SHBA, çmimet e prodhimit u rritën me 0.3 për qind gjatë nëntorit, një hap më i madh se parashikimet e analistëve.

Ndërkohë, ekonomia e Britanisë së Madhe u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore, gjatë tetorit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 0.4 për qind. Por, Banka e Anglisë parashikon se ekonomia është tashmë në recesion, i cili do të zgjasë deri në fund të vitit 2023.

Gjatë ditës nuk priten të dhëna të rëndësishme dhe fokusi i tregjeve do të jetë vetëm te takimet e Rezervës Federale, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë. /Telegrafi/

 

Related

Previous Post

Video:Tesla përballet me aksidente të qëllimshme

Next Post

E frikshme, 372 kamera për 1000 persona në Pekin, Londra ka 14 kamera vëzhguese

Next Post
E frikshme, 372 kamera për 1000 persona në Pekin, Londra ka 14 kamera vëzhguese

E frikshme, 372 kamera për 1000 persona në Pekin, Londra ka 14 kamera vëzhguese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.