Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Cakolli: Deputetët kanë mandat të lirë, vendi shkon në zgjedhje nëse s’zgjidhet Presidenti deri të enjten

Qendra Info by Qendra Info
03/03/2026
in Lajme
0
Kosova pa Kuvend e Qeveri – Cakolli: Jemi në një situatë të paprecedentë, qytetarët nuk meritojnë shtet në pauzë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues dhe se mungesa e tyre në sallë nuk krijon vakum kushtetues.

Në një lidhje telefonike në emisionin Pressing në Televizioni T7, Cakolli kujtoi rastin kur Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar ankesë në Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçi president.

Sipas tij, argumenti i asaj kohe ishte se në sallë duhej të ishin të pranishëm të gjithë 120 deputetët, por Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë pretendim, duke vlerësuar se procedura konsiderohet e rregullt nëse vendimi merret me shumicën minimale të kërkuar.

“Deputetët nuk bëjnë mirë nëse nuk qëndrojnë në sallë, por kjo nuk krijon vakum kushtetues. Gjykata ka përcaktuar se nëse vendimi mbahet me shumicën minimale, procedura është zhvilluar si duhet. Deputetëve u njihet mandati i lirë”, ka thënë ai.

Cakolli theksoi gjithashtu se nëse Presidenti i ri nuk zgjidhet deri të enjten, atëherë, sipas afateve kushtetuese, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Related

Previous Post

E marta me diell dhe temperatura deri në 16°C në Kosovë

Next Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në Pejë, Ferizaj dhe Gjilan

Next Post
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në Pejë, Ferizaj dhe Gjilan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.