Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Çedomir Jovanoviq: U kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që tha ministrja Paunoviq.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/07/2026
in Category
0
Çedomir Jovanoviq: U kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që tha ministrja Paunoviq.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja serbe, Snezana Paunovic, dy ditë më parë ka shokuar me një deklaratë të saj duke thënë se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do të “kishte spastruar etnikisht Kosovën qysh në vitin 1998”.

Lidhur me këtë deklaratë të Paunovic, në një intervistë për Gazetën Express ka folur politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic.

Ai ka thënë se një deklaratë e tillë tregon se serbët janë armiqtë më të këqij të vetvetës dhe ka thënë se iu kërkon falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës që janë viktima dhe pengje të nacionalizmit serb.

Jovanovic thotë se asnjë njeri normal nuk e mendon atë që thotë ministrja serbe Paunovic.

“Ministrja serbe Snezana Paunovic me deklaratën e saj vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dy palët, secila në mënyrën e vet, janë viktima dhe pengje të budallallëkut, paaftësisë dhe monstruozitetit të politikës së çmendur të nacionalizmit serb, i cili historikisht është mposhtur edhe në vetë Serbinë, sepse asnjë njeri normal nuk mendon atë që thotë ministrja fatkeqe”, ka thënë Jovanovic për Gazetën Express.

Lidhur me këtë deklaratë të ministres serbe, të martën për Express ka folur Nenad Canak. Ai e ka quajtur idiote ministren serbe dhe ka thënë se qeveria aktuale në Serbi është simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe.

“Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën kohës së Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Canak.

Related

Previous Post

Zemaj kundërshton Abdixhikun: Janë 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së.

Next Post

Deputeti i Bundestagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq.

Next Post
Deputeti i Bundestagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq.

Deputeti i Bundestagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.