Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Certifikimi i rezultateve ringjall skenën politike: Kurti iu çon ftesa për takime, PDK e LDK i mbledhin kryesitë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/07/2026
in Category
0
Certifikimi i rezultateve ringjall skenën politike: Kurti iu çon ftesa për takime, PDK e LDK i mbledhin kryesitë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Certifikimi i cili mori një muaj kohë, jo vetëm që hapi rrugën për hapat e ardhshëm që janë formimi i institucioneve të reja, porse, duket aktivizoi edhe partitë politike, të cilat për disa javë kanë qenë kryesisht në heshtje.

Kjo gjë u pa fillimisht nga ana e partisë së parë, Kryeministrit në detyrë dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili iu drejtu me ftesa për takim liderëve të tjerë.

Kështu bëri ditur zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Manxhuka.

Vetë Kurti, më herë ishte deklaruar lidhur me çështjen e konstituimit të institucioneve, duke  paralajmëruar se takimet do të bëheshin pas certifikimit.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për certifikimin e ankesave dhe më pastaj, pa humbur kohë, do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, kishte thënë Kurti ditë më parë.

Në anën tjetër, edhe partitë e tjera duket se e kanë një ditë më të ngarkuar sot. Edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mbajtur mbledhje të kryesisë.

Nga ana e PDK’së, më saktësisht nga Vlora Çitaku,  tha se mbledhja e kësaj partie po bëhet edhe lidhur me ftesën e Kurtit.

Mbledhja vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dje nga KQZ dhe pas ftesës për takim që iu çoi sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarëve të PDK’së, LDK’së e AAK’së.

E pyetur nëse do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese, Çitaku tha se pas mbledhjes do ta japin qëndrimin.

Në anën tjetër, LDK’ja, mbledhjen e sotme e ka paralajmëruar nga dita e djeshme. Ani pse, këta të fundit s’patën deklarime lidhur me ftesën e Kurtit, të njëjtit thanë se do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve, duke mohuar mes tjerash, edhe zërat për nënshkrime të dhëna brenda kësaj partie për shkarkimin e Abdixhikut.

AAK, që po ashtu është ftuar nga Kurti, ditë më parë ka paraqitur disa kërkesa të tyre duke thënë se në rast të realizimit, atëherë deputetët e kësaj partie do të bëhen pjesë e votimit të presidentit.

 

Related

Previous Post

Gruda: Ftesa e Kurtit tregon se në takim do të diskutohet krijimi i institucioneve.

Next Post

Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët – FSK në vendngjarje

Next Post
Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët – FSK në vendngjarje

Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët – FSK në vendngjarje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.