Liga e Kampionëve vazhdoi të mërkurën me gjashtë duele të zjarrta të turit të parë në fazën e ligës, ku emra të mëdhenj si Bayern Munich, Liverpool, Inter dhe PSG siguruan tri pikë të arta. Në krahun tjetër, Chelsea, Atletico Madrid dhe Ajax u ndalën dhe nuk arritën të përmbushin pritshmëritë.
Bayern Munich 3-1 Chelsea
Në “Allianz Arena”, bavarezët dominuan kundër kampionëve në fuqi të botës. Chalobah e devijoi topin në rrjetën e tij në minutën e 20-të, duke i dhënë epërsinë vendasve. Vetëm shtatë minuta më vonë, Harry Kane shënoi nga penalltia për 2-0. Chelsea reagoi shpejt me Cole Palmer, i cili ngushtoi diferencën në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, sërish Kane vulosi fitoren me golin e tij të dytë (63’), ndërsa një gol tjetër i Palmer u anulua në fund për pozicion jashtë loje.
Liverpool 3-2 Atletico Madrid
Spektakël dramatik në “Anfield”. Robertson (4’) dhe Salah (6’) ndezën shpejt stadiumin me dy gola për “The Reds”. Megjithatë, Atletico barazoi me dopietën e Llorente (45+3’, 81’). Në minutat shtesë, kapiteni Virgil van Dijk u bë hero duke shënuar golin e fitores (90+2’). Në fund, trajneri Diego Simeone u ndëshkua me karton të kuq pas protestave të ashpra.
Ajax 0-2 Inter
Në Amsterdam, Interi tregoi cinizëm me Marcus Thuram që realizoi dopietë në minutat 42 dhe 47, duke i dhënë zikaltërve një fitore të qartë.
PSG 4-0 Atalanta
Në “Parc des Princes”, parizienët nuk falën. Marquinhos hapi serinë e golave, ndërsa Kvaratskhelia, Mendes dhe Ramos e mbyllën me goleadë 4-0 kundër italianëve.
Barazimet e ditës
Olympiacos nuk shkoi më shumë se një 0-0 kundër debutuesve të Pafos FC në Athinë. Ndërkohë, Slavia e Pragës dhe Bodo/Glimt zhvilluan një duel të fortë që përfundoi 2-2.
Rezultatet e plota – Turi i parë, faza e ligës
E martë, 16 shtator 2025
-
Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
-
PSV 1-3 Royale Union SG
-
Benfica 2-3 Qarabag
-
Juventus 4-4 Dortmund
-
Real Madrid 2-1 Marseille
-
Tottenham 1-0 Villarreal
E mërkurë, 17 shtator 2025
-
Olympiacos 0-0 Pafos FC
-
SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt
-
Ajax 0-2 Inter
-
Bayern Munich 3-1 Chelsea
-
Liverpool 3-2 Atletico Madrid
-
PSG 4-0 Atalanta
E enjte, 18 shtator 2025 (programi)
-
18:45: Club Brugge – Monaco | Copenhagen – Bayer Leverkusen
-
21:00: Eintracht Frankfurt – Galatasaray | Manchester City – Napoli | Newcastle – Barcelona | Sporting Lisbon – Kairat Almaty