Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti e Abdixhiku në konferencë për “Presidentin”: Dakordohen për emrin e Bekim Sejdiut.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/08/2026
in Category
0
Kurti e Abdixhiku në konferencë për “Presidentin”: Dakordohen për emrin e Bekim Sejdiut.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e kandidatit konsensual për president të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, Abdixhiku tha në një konferencë për media se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por se të dyja palët kanë zhvilluar takime intensive me qëllim të gjetjes së një emri që do të mund të pranohej nga të gjithë.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur takime intensive”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se gjatë diskutimeve të dyja palët janë dakorduar për një emër konsensual për president.

“Dy palët kemi qenë të përkushtuara që të përcaktohet një emër konsensual. Në mesin e emrave që kemi diskutuar, jemi dakorduar për një emër dhe ai është profesori Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, dakordimi për kandidaturën e Sejdiut është pjesë e marrëveshjes së arritur gjatë takimeve ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

Related

Previous Post

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori.

Next Post

Bekim Sejdiu, kandidati për President: Dy partitë u pajtuan për mua, motivi im është t’i shërbej Kosovës/.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.