Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Christopher Hill dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj Thaçit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/10/2025
in Lajme
0
Christopher Hill dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj Thaçit
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është konfirmuar zyrtarisht se ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark, do të dëshmojë si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin në Hagë.

Clark, i cili udhëhoqi fushatën 78-ditore të bombardimeve kundër forcave të Ish-Jugosllavisë, do të japë dëshmi me miratimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, sipas dokumentit të publikuar nga mbrojtja e Thaçit.

“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e SHBA-së që autorizon deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të saj, Gjeneral Wesley Clark,” thuhet në dokument.

Po ashtu, ish-i dërguari special i SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë dëshmitar tjetër pro Thaçit. Hill ka qenë pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ gjatë negociatave për Marrëveshjen e Rambujesë, dhe ka shërbyer si ambasador në Serbi, Irak, Kore, Poloni, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

Hill ka fituar çmime të shumta për kontributin e tij në paqe, përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e Clark dhe Hill pritet të jetë një nga momentet kyçe të mbrojtjes së Thaçit në Hagë./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Jam optimist për pozicionin e serbëve të Kosovës – por pas pesë apo dhjetë vjetëve

Next Post

Suplementet më të vlefshme për imunitet në vjeshtë dhe dimër

Next Post
Suplementet më të vlefshme për imunitet në vjeshtë dhe dimër

Suplementet më të vlefshme për imunitet në vjeshtë dhe dimër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.