Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku: Nuk kemi marrë ftesë nga Konjufca – edhe po të vinte, përgjigja është ‘JO’

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/11/2025
in Lajme
0
Çitaku: Nuk kemi marrë ftesë nga Konjufca – edhe po të vinte, përgjigja është ‘JO’
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK nuk ka marrë asnjë ftesë për takim nga kandidati për kryeministër, Glauk Konjufca. Sipas saj, qëndrimi i partisë mbetet i qartë: nuk do të votojnë Qeverinë Kurti/Konjufca.

“Jo, nuk kemi asnjë ftesë. Dhe edhe po të kishim, përgjigja është ‘jo’”, tha Çitaku për Gazeta Blic.

Ajo shtoi se PDK ka qenë konstruktive në përpjekjen për të zhbllokuar situatën politike, por nuk do të mbështesë formimin e qeverisë së re të propozuar nga Vetëvendosje.

Ndërkohë, Konjufca, i mandatuar më 4 nëntor nga Presidentja Vjosa Osmani pas dorëheqjes së Albin Kurtit, ka afat deri më 19 nëntor për të paraqitur përbërjen e qeverisë në Kuvend. VV ka deklaruar se kërkon një qeveri të përkohshme që të miratojë buxhetin para shkuarjes në zgjedhje.

Related

Previous Post

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Next Post

Policia: Në përleshjen në Malishevë, të dyja palët kanë përdorur armë – është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.