Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku: PDK është parti shtetformuese, Hamza në takim me Kurtin për zgjidhje dhe jo për pazare

Qendra Info by Qendra Info
01/03/2026
in Lajme
0
Vlora Çitaku: Gjykata Speciale po deformon drejtësinë – Kurti përballë saj nuk guxon të flasë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj mbetet një subjekt shtetformues që ka dëshmuar përgjegjësi në momentet më të vështira për vendin.

Përmes një postimi publik, ajo theksoi se kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk ka shkuar për të bërë pazare politike, por për të ofruar mundësi reale për të dalë nga kriza politike që, sipas saj, ka përfshirë vendin prej kohësh.

Çitaku u shpreh se PDK ka shkuar në takim me seriozitet dhe përgjegjësi, duke qenë e gatshme të ofrojë kandidatura që do të garantonin stabilitet institucional dhe balancë politike.

“Ne kemi qenë të gatshëm të ofrojmë kandidatura që do të garantonin siguri institucionale, balancë politike dhe, mbi të gjitha, personalitete që do të ishin garant të rendit kushtetues. Nuk kemi shkuar për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, zgjedhja e presidentit nuk duhet të shndërrohet në një garë force mes partive politike, por në një moment të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve.

Në fund të reagimit të saj, ajo i bëri thirrje shumicës parlamentare që të reflektojë, duke theksuar se Kosova është më e rëndësishme se interesat individuale apo partiake.

Related

Previous Post

E diel me diell dhe temperatura pranverore në Kosovë

Next Post

Irani konfirmon vdekjen e Khameneit, rajoni në flakë – Teherani paralajmëron “operacionin më të egër” kundër SHBA-së dhe Izraelit

Next Post
Irani konfirmon vdekjen e Khameneit, rajoni në flakë – Teherani paralajmëron “operacionin më të egër” kundër SHBA-së dhe Izraelit

Irani konfirmon vdekjen e Khameneit, rajoni në flakë – Teherani paralajmëron “operacionin më të egër” kundër SHBA-së dhe Izraelit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.