Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Çitaku: PDK nuk ndryshon qëndrim, në parim ne nuk i votojmë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje

Sot do të mbahet seanca e radhës e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

21/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Çitaku: PDK nuk ndryshon qëndrim, në parim ne nuk i votojmë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy seancat e para të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështuan pasi nuk u miratuan mandatet e deputetëve, teksa një gjë e tillë u arrit të shtunën ku deputetët e legjislaturës së nëntë arritën të betoheshin.

Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve, Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituar. E gjithë kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë fituese hodhi në votim dy herë radhazi emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe e njëjta u votua me vetëm 57 vota pro, të cilat nuk mjaftuan e s’do të mjaftonin as sot po të ishin në numër të njëjtë.

Haxhiun nuk e votuan as nga LDK, PDK e AAK dhe emri i saj u abstenua nga Nisma Socialdemokrate.

Teksa raportohet se emri i Haxhiut do jetë sërish propozimi i LVV-së për kryeparlamentare, partia e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës PDK deklarohet se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë çështje.

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku për lajmi.net konfirmoi se nuk do të votohet propozimi i Vetëvendosjes teksa shtoi se askush nuk i është afruar atyre për të gjetur ndonjë kandidat konsensual.

“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Në parim ne nuk i votojmë propozimet e tyre, por nuk kemi arritur në atë pikë ku është kërkuar nga ne ndonjë kandidat më konsensual”, tha shkurtimisht Vlora Çitaku për lajmi.net, transmeton Periskopi.

Njëjtë deklaroi për lajmi.net edhe Time Kadrijaj nga AAK se nuk kanë ndryshuar qëndrim, por për dallim nga PDK kjo e fundit u deklarua se partia e saj mund të votojë ‘për’ nëse propozohen emra si Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci.

“Nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun. Të shohim për emra të tjerë, ndoshta Sarandën po, Shqipe Selimin po. Do të shohim se cilët do të jenë emrat dhe do të konsultohemi me grupin. Me sa kemi dëgjuar, Albulena Haxhiu ka thënë se përsëri emri i saj do të jetë propozim për kryeparlamentare”, tha Time Kadrijaj për lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ka të drejtën e propozimit të vazhdueshëm të emrave të ndryshëm nga partia për Kryetar të Kuvendit.

Nga emrat e përmendur deri tani ishin Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi e Mimoza Kusari-Lila të gjitha këto gra nga kjo parti politike. Por një emër tjetër që pritej si mundësi propozimi ishte ai i Fatmir Limajt. Një bashkëpunim në mes Kurtit dhe Limajt parashihej të dilte hapur edhe në propozimin për kryeparlamentar. Por kjo gjë nuk ndodhi, së paku në seancat e kaluara.

Mbetet të shihen zhvillimet e sotme në Kuvend dhe se sa do të arrijë Vetëvendosje në konstituimin e përgjithshëm të Parlamentit e më pas në formimin e qeverisë.

Related

Previous Post

Oda Ekonomike reagon ashpër ndaj VV’së: Po dëmtoni prodhimin vendor duke i sulmuar bizneset

Next Post

Abdixhiku: LDK-ja do të votojë njëjtë si herët e kaluara

Next Post
Abdixhiku: Ndërprerja e seancës, vendim i paligjshëm

Abdixhiku: LDK-ja do të votojë njëjtë si herët e kaluara

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Deliu: Qasje e qëllimshme, e ndërtuar mbi arrogancën politike dhe indiferencën ndaj qytetarit

Deliu e PDK’së: Kurti s’i ka votat as për qeveri, e dëshmon kandidatura e Haxhiut

21/05/2025
Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

21/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info