Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në demokraci nuk është normale ‘’shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’.
Deputetja ka shtuar se Kushtetua, ‘’nuk është çështje e disponimit politik’’, dhe se e njëjta ‘’nuk respektohet vetëm kur të konvenon’’.
Postimi:
Në demokraci, dialogu, marrëveshjet apo mosmarrëveshjet politike janë normale.
A e dini çka nuk është normale në demokraci?
Shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës.
Kushtetuta nuk është çështje disponimi politik. Nuk respektohet vetëm kur të konvenon dhe nuk anashkalohet kur të pengon.
Sepse demokracia nuk matet vetëm me votën që e fiton, por edhe me respektim te kufinjëve që na i ka caktuar ligji dhe Kushtetuta.

