Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Çmimet në qiell e pagat përtokë, jeta në Kosovë vështirësohet tej mase

Me pak para me ble ilaçe, me pagu rrymë apo me hangër ushqim. Kështu thotë qytetari Elmi Dervishaj, i cili ka dalë në treg për të blerë perime. Kjo është gjendja e pensionistëve në Kosovë që nuk po arrijnë të ushqehen siç duhet. Ata po e ndiejnë çdo ditë e më shumë peshën e jetesës së rënduar nga çmimet e larta në treg. Derisa tregon se çdo ditë është një sfidë e re për të balancuar nevojat thelbësore, ndërsa përpjekja për të siguruar ushqim bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata që kanë pensione të ulëta

29/03/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Çmimet në qiell e pagat përtokë, jeta në Kosovë vështirësohet tej mase
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas tyre, çmimet e larta, të cilat vazhdojnë të rriten, po e bëjnë jetesën gjithnjë e më të vështirë, duke i ngarkuar me një barrë gati të papërballueshme. Rrogat dhe pensionet e ulëta nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet më të thjeshta, pa pasur mundësi për të siguruar nevojat themelore e të ushqehen shëndetshëm.

Ekipi i KosovaPress, ka vizituar një nga tregjet në Prishtinë, por edhe disa markete në kryeqytet, dhe ka vërejtur se përveç çmimit të lartë për një kilogram speca që është mbi 4 euro, rritja e çmimeve, u vërejt edhe te produktet tjera të perimeve.
Qytetari Aziz Kastrati thotë për KosovaPress, se nga pagat e dobëta nuk po arrin të ushqehen ashtu siç duhet, derisa ankohet për çmime të larta krahasuar me standardin e vendit.

“Çmimet janë të larta për tepërmi, rrogat e dobëta, sidomos të pensionisteve. Me 200, apo 120 euro nuk mund të marrësh asgjë hiq. Mirëpo, nuk kemi çfarë të bëjmë, këtu udhëheqësi dhe gjitha qeveritë e kanë bërë kështu. Për të varfrit nuk mendojnë fare.. Shtrenjtë janë shumë me standardin tonë…Ka 3 euro specat, domatet ashtu në disa vende…Ai që ka të holla blen çfarë të duan, ai që s’ka shkon ashtu…për shkak të çmimeve të larta, rrogat e dobëta, edhe nuk mund të ushqehemi qysh duhet, më dobët…shëndetshëm”, thotë Kastrati.

Edhe qytetari, Sejdi Makolli shprehet se nga kushtet jo të mira mezi arrijnë të sigurojnë ushqim.

“Çmimet janë qyshmos, s’ka gjë. Çmimet e larta, rrogat asgjë, me kolica po mundohemi te bëjmë pak pare…Çfarë të pasnit mundësi (me ble perime) ku me i marrë paratë, pensionet e liga, s’ka gjë”, thotë Makolli.

Ndërkaq, Elmi Dervishaj thotë se akoma më e vështirë është për pensionistët që kanë ardhura jo të larta. Madje, ai thotë se për një kilogram speca duhet të paguajë rreth katër euro e gjysmë, për çfarë nënvizon që është çmim i lartë.

“Janë çmimet shumë të larta, jashtëzakonisht për standardin tonë. Nuk krahasohet me Gjermani dhe Kosovë. Bile atje kish çmime edhe ma lirë se te ne…katër euro e gjysmë, pesë, specat e djegës katër euro e gjysmë ishin në dyqan dhe në treg…Shumë është, sidomos këta që janë në pensione është katastrofë e madhe. Me pak para a me ble ilaçe, me pagu rrymë apo me hanger ushqim, shumë vështirë e kanë”, thotë Dervishaj.

Në anën tjetër, njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj e sheh këtë fenomen si pasojë të mungesës së një reforme të thellë strukturore, veçanërisht në politikat fiskale dhe subvencionet për bujqësinë.

Ai thotë se edhe autoriteti i konkurrencës, por edhe Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë ndonjë plan efikas të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimin në treg, për çfarë thotë se po dëmtohen qytetarët.

“Vitet e fundit nuk ka pas ndonjë reformë strukturore ekonomike sidomos tek politika fiskale. Siç duket subvencionet dhe grantet që janë dhënë për bujqësi nuk e kanë dhënë efektin e duhur në rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë. Përderisa shumica e produkteve po importohen, natyrisht se edhe çmimet i nënshtrohen politikes së importeve. Por, si duket edhe institucionet tjera monitoruese nuk po arrin të mbikëqyrin ligjshmërinë e tregut. Edhe autoriteti i konkurrencës, por edhe MINT nuk kanë ndonjë plan efikas të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimin në treg. Dhe këto rritje të çmimeve janë enorme. Sidomos nëse flasim për specin, një produkt që është shumë i kultivuar në Kosovë dhe produkt që para tre vitesh shembull e ka pas një çmim as 2 euro në këtë kohë, sot e ka mbi 5 euro…Duhet të rritet kapaciteti i prodhimit, sot është një shumë e madhe që Ministria e Bujqësisë ndan për fermerët e ndryshëm, por pos shifrave që japin qeveritaret që është shifër e madhe, miliona euro për rritje të kapaciteteve, pro si duket rezultati është zero…Por, ka edhe abuzim me çmime”, thotë Mulaj.

Ndërkaq sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit shkuan në 1,7 për qind vjetore dhe 0,4 për qind mujore për muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore me vitin e kaluar.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024. Inflacioni mujor ishte 0,4% në muajin shkurt 2025. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,5%), shërbimet financiare (5,2%), qumështi, djathi dhe vezët (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), shërbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,8%), pajisje shtëpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drithërat (1,8%), shërbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,6%) dhe pemët (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK-it”.

Aktualisht nuk është stinë e prodhimit të specit në Kosovë, por rritja e çmimeve të perimeve, tashmë në Kosovë është bërë një trend.

Kurse, çmimet e produkteve të mishit janë rreth 10 euro për një kilogramë.

Related

Previous Post

Kosova merr njohjen e pavarësisë nga Kenia, por Ministria e Jashtme nuk e ka përditësuar ende listën

Next Post

21 komuna: Kurti pretendon se komunat e fituara më 9 shkurt do t’i marrë edhe në zgjedhjet lokale

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

02/07/2025
Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

02/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info