Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/06/2026
in Category
0
Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar një konferencë për media në Prishtinë, ku ka folur për vizitën e tij dhe mesazhet drejtuar liderëve politikë në Kosovë.

Costa tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës që nga viti 1999, duke theksuar investimet e vazhdueshme në sektorë të ndryshëm.

“Që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare. Deri më sot, ne kemi investuar 3.7 miliardë euro në edukim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe në sundimin e ligjit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, sepse besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Në kohë të pasigurisë gjeopolitike globale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, zgjerimi nuk është thjesht një mundësi. Ai është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën; një investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë. Si e tillë, unë e përgëzoj Kosovën për rreshtimin e saj të plotë dhe vullnetar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kjo është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të Kosovës”, tha Costa.

Duke folur në kontekstin e zgjedhjeve që po afrohen në Kosovë, Costa tha se u ka përcjellë liderëve politikë mesazhin për përgjegjësi dhe bashkëpunim.

“Teksa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë vikend, mesazhi im për të gjithë liderët politikë që i takova sot ishte i thjeshtë: partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund ta bëjë detyrën e shtëpisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të afta për të jetësuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian. Prandaj, në takimet e mia të sotme, i kam inkurajuar të gjithë aktorët politikë që ta bëjnë integrimin evropian prioritet, mbi ndasitë politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët”, tha ai.

Costa theksoi gjithashtu rëndësinë e vlerave evropiane, dialogut ndërpartiak dhe normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

“Kushtetuta e Kosovës lartëson vlerat evropiane. Dialogu ndërpartiak dhe respekti për të gjitha komunitetet në diversitetin e tyre janë thelbësore. Liderët politikë duhet të sigurojnë që këto vlera të funksionojnë në praktikë. Nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë gjithashtu një prioritet thelbësor për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit. Dialogu Beograd-Prishtinë është kritik në këtë aspekt. Më lejoni të nënvizoj: normalizimi është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja palëve, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë”, tha Costa.

Related

Previous Post

Çitaku takon Presidentin e Këshillit Evropian: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin në partneritet me aleatët evropianë.

Next Post

Me përcjellje speciale, Costa përfundon vizitën në Kosovë.

Next Post
Me përcjellje speciale, Costa përfundon vizitën në Kosovë.

Me përcjellje speciale, Costa përfundon vizitën në Kosovë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.