Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Daja i Valon Prebrezës emërohet kryeshef i ndërmarrjes së krijuar nga Komuna e Fushë Kosovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/06/2026
in Category
0
Daja i Valon Prebrezës emërohet kryeshef i ndërmarrjes së krijuar nga Komuna e Fushë Kosovës.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit të Bordit të “NPL Fushë Kosova”, Berjani është renditur i pari, para kundërkandidatëve: Ilir Hasani, Afrim Krasniqi, Bujar Budeci e Erblin Grajçevci.

Ekrem Berjani, daja i Kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Fushë Kosova” të formuar rishtazi. Ndërmarrja në fjalë është në pronësi të plotë të Komunës së Fushë Kosovës që udhëhiqet nga Valon Prebreza, që është nipi i Berjanit.

Sipas njoftimit të Bordit të “NPL Fushë Kosova”, Berjani është renditur i pari, para kundërkandidatëve: Ilir Hasani, Afrim Krasniqi, Bujar Budeci e Erblin Grajçevci.

Se Vetëvendosje në Fushë Kosovë me në krye Valon Prebrezën po e shtyn zgjedhjen e Berjanit Kryeshef e kishte paralajmëruar VOX Kosova në një storie të publikuar më 5 qershor.

Në komunikimin që mediumi kishte pasur me Berjanin, ky i fundit ishte shprehur i lumtur që është daja i Prebrezës, duke thënë se s’ka konflikt interesi nëse ai emërohet.

“I lumtur jam që jam daja, që është nipi im, bash i lumtur jam”.

Por, me gjasë, Berjani, ki harruar që në vitin 2021, ishte denoncuar për keqpërdorim në Prokurori gjatë kohës sa ky ishte drejtor i Zhvillimit Ekonomik në pushtetin e LDK-së.

Denoncimi, besojeni ose jo, vinte nga vetë Vetëvendosje dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Valon Prebrezës, Durim Hajra. Ky i fundit, tash drejtor i Inspektoratit në komunë.

Related

Previous Post

Pa u konstituuar ende, Kuvendi shpall tender 202 mijë euro për ushqim e pije.

Next Post

AUV intensifikon kontrollet për shkak të vapës, apel bizneseve për ruajtjen e sigurt të ushqimeve.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.