Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke e cilësuar atë si një moment kyç për reflektim mbi rrugëtimin e Kosovës drejt shtetndërtimit dhe demokracisë.
Në mesazhin e tij, Rama shprehu respektin më të lartë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si aktin themeltar që ka përcaktuar drejtimin, vlerat dhe rendin demokratik të vendit.
Ai theksoi se kjo ditë përkujton sakrificën dhe përkushtimin e brezave që kontribuuan në lirinë dhe ndërtimin e shtetit, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e këtij angazhimi.
Rama riafirmoi përkushtimin për forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, në shërbim të dinjitetit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.

