Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojnë sot me ditën e pestë të seancave gjyqësore në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Paraditen e sotme pritet të vijojë me deklaratat përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimi, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqi.
Dita e katërt: Kundërshtime ndaj akuzave
Gjatë seancës së djeshme, avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe pa prova konkrete.
Roberts pritet të përmbyllë paraqitjen e tij gjatë paradites së sotme.
Orari i seancës
Seanca e sotme pritet të nisë në orën 09:45 sipas kohës lokale në Hagë dhe të zgjasë deri rreth orës 16:45.
Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së po ndiqet me vëmendje të lartë në Kosovë, ndërsa deklaratat përmbyllëse konsiderohen fazë kyçe para vendimmarrjes së trupit gjykues.

