Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni në orët e pikut!

Valon Arifi by Valon Arifi
11/06/2025
in Shëndeti
0
Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni në orët e pikut!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ardhjen e verës edhe temperaturat shënojnë një rritje të konsiderueshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa thekson faktin se fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Drejtoresha e ISHP-së apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit.

“Vishni rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Pini ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Evitoni sa më shumë daljet në orët e pikut.Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.

Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm. Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, tha Tomini.

Related

Previous Post

Bizneset vendosin pankarta të shumta para ZRRE`së, kërkojnë pezullimin e vendimit

Next Post

Qeveria e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për t’i pranuar emigrantët

Next Post
Qeveria e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për t’i pranuar emigrantët

Qeveria e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për t’i pranuar emigrantët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.