Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronën në mes të Prishtinës? Fqinjët ballafaqohen me pronarin e ‘pretenduar’

Nesrin Rexha-Kusev është gastronome në një nga bizneset që operon në zonën e njohur si “Kafet e Rakisë” në kryeqytet. Ajo thotë se për 60 vitet që ka ushtruar këtë veprimtari, asnjëherë nuk ka pasur një eksperiencë të tillë.

Valon Arifi by Valon Arifi
08/04/2025
in Lajme
0
Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronën në mes të Prishtinës? Fqinjët ballafaqohen me pronarin e ‘pretenduar’
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas saj, djali i hallës së kryetarit të Prishtinës, Perparim Ramës, Driton Rrahmani, tash e sa muaj është duke ushtruar kundërligjshëm veprimtarinë e tij.

Rexha-Kusev në një intervistë dhënë gazetares së Insajderit, Dijellza Preniqi, ka deklaruar se Rrahmani, i cili është edhe bashkëshorti i kandidates së LDK-së për asambleiste në Prishtinë, Vjosa Rrahmani, pronën e tij “me letra ia ka lënë një kamarierit, për të mos u kuptuar që ajo pronë është e tij”.

Tutje, gastronomja ka pretenduar se nga ky lokal, gypat e ujërave të zeza janë lidhur ilegalisht me tubat e ujërave atmosferike, janë prerë drunjtë e pishave dhe është uzurpuar hapësira publike me vendosjen e karrikave dhe tavolinave të shumta.

Sot gjatë ditës, ekipi i Gazetës Insajderi ka qëndruar në vendin ku pretendohet se kanë ndodhur të gjitha këto parregullsi. Po ashtu, edhe pronarët e biznesit që kanë paraqitur ankesën e tyre tek Insajderi janë përballur me pronarin tjetër të pretenduar.

Insajderi, në lidhje me këto pretendime, ka kontaktuar edhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin. Deri në momentin e publikimit të këtij materiali, ai nuk ka kthyer përgjigje Ndërkaq, burri që ka pretenduar se është pronari faktik i biznesit, përkundër premtimeve që do ta dërgojë në redaksi dokumentin që dëshmon lejen për ushtrimin e veprimtarisë biznesore, nuk e ka dërguar atë.

Related

Previous Post

Kica-Xhelili: Deklarimi i Kurtit për opozitën natën e zgjedhjeve ishte “gozhda e fundit”

Next Post

LDK definitive me VV, por edhe me të dytin me gjasë : Kryeministrinë – s’kemi drojë nga zgjedhjet

Next Post
LDK definitive me VV, por edhe me të dytin me gjasë : Kryeministrinë – s’kemi drojë nga zgjedhjet

LDK definitive me VV, por edhe me të dytin me gjasë : Kryeministrinë – s’kemi drojë nga zgjedhjet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.