Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

DnV pas certifikimit: Qeveria e bëri garën zgjedhore të pabarabartë, reforma duhet të jetë prioritet.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/07/2026
in Category
0
DnV pas certifikimit: Qeveria e bëri garën zgjedhore të pabarabartë, reforma duhet të jetë prioritet.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, duke hapur rrugën për formim të institucioneve.

Organizata joqeveritare, Demokracia në Veprim, tha se vlerëson se certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përmbyll “një proces që, në tërësi, u zhvillua në mënyrë të qetë, konkurruese dhe të rregullt”.

“Këto zgjedhje u mbajtën në një rrethanë të pazakontë politike, pas disa proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër. Kjo u pa qartë në lodhjen e votuesve, në fushatën më pak intensive dhe në pjesëmarrjen më të ulët në votime. Megjithatë, vetë procesi nuk u shoqërua me incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.

Megjithatë, DnV thotë se zgjedhjet nxorën përsëri në pah disa çështje që Kosova vazhdon t’i bartë nga një proces zgjedhor në tjetrin, “përfshirë mungesën e rregullimit të parafushatës, cenimin e garës së barabartë zgjedhore nga vendimet ekzekutive, transparencën e pamjaftueshme të financimit e subjekteve politike gjatë zgjedhjeve, sidomos në hapësirën digjitale dhe nga kandidatët, vështirësitë e votuesve për ta gjetur vendvotimin, qasjen e kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sfidat që lidhen me votat preferenciale dhe votimin jashtë Kosovës”.

DnV gjithashtu tha se është duke finalizuar raportet përfundimtar të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve, të cilat do të publikohen në javët në vijim.

“Raporti do të përfshijë gjetjet e plota për procesin zgjedhor dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse”.

DnV tha se administrimi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht profesional, por tha se publikimi i rezultateve, numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, trajtimi i votave jashtë Kosovës dhe shqyrtimi i ankesave “u zhvilluan pa tensione të mëdha dhe pa zvarritje që do ta dëmtonin besueshmërinë e procesit”.

DnV u bëri thirrje Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit, që reformën zgjedhore ta vendosë ndër prioritetet e para. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, institucionet e drejtësisë, komunat dhe institucionet tjera të përfshira në proces duhet t’i trajtojnë rekomandimet me seriozitet dhe t’i kthejnë ato në veprime konkrete.

“Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e bazuar në përvojën konkrete të cikleve të fundit zgjedhore. Ajo duhet të adresojë jo vetëm çështjet teknike të administrimit, por edhe elementet më të gjera të sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësim, barazi të garës, besim publik dhe funksionalitet institucional”.

 

Related

Previous Post

Kapet në kufirin e Kosovës i kërkuari nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar.

Next Post

Muja bie në kundërshtim me vetveten për rastin “Vita”, flet me supozime pa dalë analizat.

Next Post
Muja bie në kundërshtim me vetveten për rastin “Vita”, flet me supozime pa dalë analizat.

Muja bie në kundërshtim me vetveten për rastin “Vita”, flet me supozime pa dalë analizat.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.