Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dodik e Vuçiç intensifikojnë kontaktet me Putinin, analistët: “Mesazh për Perëndimin, jo mbështetje reale nga Moska”

Qendra Info by Qendra Info
02/09/2025
in Lajme
0
Dodik e Vuçiç intensifikojnë kontaktet me Putinin, analistët: “Mesazh për Perëndimin, jo mbështetje reale nga Moska”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas analistëve, këto takime shërbejnë më shumë si një mesazh për Perëndimin sesa si garanci konkrete mbështetjeje nga Moska.

“Mbështetje simbolike, jo reale”

“Të dy liderët kërkojnë më shumë mbështetje simbolike nga Putini, për t’i frikësuar evropianët dhe për t’ua bërë të qartë se është në interesin e tyre të mos ushtrojnë më shumë presion as ndaj Vuçiçit e as ndaj Dodikut”, tha për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin.

Dodik, i cili humbi postin e presidentit të Republikës Sërpska pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, paralajmëroi në një intervistë për median ruse Sputnik se së shpejti do të vizitojë Rusinë për t’u takuar me Putinin. Ai tha se do të kërkojë nga Moska veto ndaj zgjatjes së mandatit të misionit paqeruajtës të BE-së në Bosnje, EUFOR Althea.

Nga ana tjetër, zyra e Vuçiçit njoftoi se presidenti serb këtë javë do të udhëtojë në Pekin, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping dhe me Putinin.

Kriza e brendshme dhe kalkulimet politike

Vizita e Vuçiçit ndodh në një moment të ndjeshëm politik në Serbi, ku prej dhjetë muajsh po zhvillohen protesta pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një ndërtese pranë stacionit hekurudhor.

“Takimet me Putinin nuk kanë për qëllim Moskën, por synojnë të nxisin reagim nga Brukseli dhe Londra. Për vite kemi dëgjuar se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj Vuçiçit apo Dodikut, sepse ata do t’i drejtohen Lindjes. Ky narrativ nuk ka qenë kurrë bindës”, shtoi Vogel.

Sipas tij, edhe pa ndikimin e drejtpërdrejtë rus, BE-ja ka qenë “shumë e butë” në kritikën ndaj Vuçiçit për shtypjen e protestave, pa vendosur pasoja konkrete për autoritetet në Beograd.

Dodiku mes betejës ligjore dhe lojës politike

Për Dodikun, i cili përballet me një vendim gjyqësor që i hoqi mandatin, sfida kryesore do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të reja në Republikën Sërpska. Vogel paralajmëroi se “nëse autoritetet lokale qëndrojnë pas Dodikut, procesi do të jetë tepër i vështirë”.

Nga ana tjetër, analisti nga Sarajeva, Adnan Huskiç, theksoi se “në një rajon të rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s, ndihma ruse nuk ka efekt praktik”. Ai e cilësoi “iluzion” pritjen që Dodiku të marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Ndërsa analistja politike nga Banja Lluka, Tanja Topiç, vlerësoi se udhëtimet e Dodikut në Rusi kanë më shumë kuptim simbolik, pasi “ai është zhgënjyer nga pritjet e dështuara për mbështetje nga administrata e Donald Trump”.

Takimet e fundit me Putinin

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022, Dodik është takuar të paktën tetë herë me Putinin. Takimi i fundit u zhvillua në maj, gjatë paradës ushtarake në Moskë për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vuçiç, ndërkaq, ka zhvilluar vetëm një takim zyrtar me Putinin në Moskë, në maj të këtij viti, pas më shumë se tre vjetësh pa një vizitë të tillë. Serbia, ndonëse kandidate për BE, ende nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Burimi: Radio Evropa e Lirë (REL)

Related

Previous Post

5 zakone që ndihmojnë në menaxhimin e sëmundjes së Graves (Basedow )

Next Post

Çipat e trurit me inteligjencë artificiale lejojnë pacientët e paralizuar të kontrollojnë krahun robotik me mendime

Next Post
Çipat e trurit me inteligjencë artificiale lejojnë pacientët e paralizuar të kontrollojnë krahun robotik me mendime

Çipat e trurit me inteligjencë artificiale lejojnë pacientët e paralizuar të kontrollojnë krahun robotik me mendime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.