Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dodik sfidon vendimin për revokim: “Le të vendosë populli në referendum”

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2025
in Lajme
0
Dodik sfidon vendimin për revokim: “Le të vendosë populli në referendum”
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjë dhe Hercegovinës për të revokuar mandatin e tij. Në një deklaratë për media, Dodik ka theksuar se do t’i drejtohet popullit me referendum për të vendosur lidhur me të ardhmen e tij politike.

“Mandati më është dhënë nga populli, prandaj do ta dëgjoj atë në një referendum për mua dhe funksionin që kryej, i cili do të mbahet në periudhën e ardhshme, bazuar në vendimin e Asamblesë Kombëtare”, deklaroi Dodik.

Pas një takimi me liderët e partive që përbëjnë koalicionin qeverisës në Republikën Srpska, ai theksoi se koalicioni mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Qëndrimi ynë kërcënohet fuqishëm nga veprimet e Christian Schmidt, i cili nuk është i ligjshëm dhe legjitim, nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit dhe mbështetet vetëm nga një vullnet politik”, u shpreh Dodik, duke e konsideruar të padrejtë ndërhyrjen e Përfaqësuesit të Lartë në punët e brendshme të entitetit.

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës ka njoftuar se vendimi për revokimin e mandatit të Presidentit Dodik është ende deklarativ dhe nuk është bërë i formës së prerë. Anëtari i KQZ-së, Suad Arnautović, bëri të ditur se palës i lejohet ankesë kundër vendimit, dhe procedurat mund të zgjasin një ose dy muaj për shkak të dokumentacionit të nevojshëm.

 

Related

Previous Post

Operacioni “Lugu” në Prishtinë: Arrestohen 6 persona, sekuestrohet kokainë dhe para të gatshme

Next Post

Zyba i Vetëvendosjes mundohet t’i ulë vlerën protestës kundër Speciales

Next Post
Zyba i Vetëvendosjes mundohet t’i ulë vlerën protestës kundër Speciales

Zyba i Vetëvendosjes mundohet t’i ulë vlerën protestës kundër Speciales

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.