Dogana e Kosovës ka ndaluar hyrjen e 7,500 njësi mallrash të dyshuara për falsifikim gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, duke përfshirë mbushës telefoni, koka mbushës dhe kufje Bluetooth. Paketimet e jashtme dukeshin normale, por pas hapjes u konstatua se produktet mbajnë brende të falsifikuara.
Dogana konfirmon se do të ndjekë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur tregun dhe konsumatorët.