Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

Dogana ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është kontrolluar një automjet me targa kosovare, ku gjatë kontrollit i janë hasur 17 mijë e 950 euro të padeklaruara.

Valon Arifi by Valon Arifi
10/06/2025
in Lajme
0
Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sot, në Pikën Kufitare të Vermicës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare. Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje:  74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro;  211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro”, thuhet në njoftim.

“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bërë sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit doganor dhe të akcizës së Kosovës (KDAK), palës automatikisht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjesa tjetër mbahet deri në përfundimin e procedurave hetimore. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10.000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme”.

Related

Previous Post

Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Next Post

“Liria ka emër” paralajmëron protesta, numëron shkeljet e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

Next Post
“Liria ka emër” paralajmëron protesta, numëron shkeljet e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

“Liria ka emër” paralajmëron protesta, numëron shkeljet e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.