Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Donika Gërvalla reagon: “Nuk jam dëshmitare në Hagë, kontributi im në luftë ishte real – disa atëherë pinin ende qumësht”

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Lajme
0
Donika Gërvalla reagon: “Nuk jam dëshmitare në Hagë, kontributi im në luftë ishte real – disa atëherë pinin ende qumësht”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja Donika Gërvalla ka mohuar kategorikisht të ketë qenë ndonjëherë dëshmitare në Gjykatën Speciale të Hagës, duke e cilësuar këtë si pjesë të një fushate denigruese kundër saj.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt, as nuk kam dhënë dëshmi, as nuk jam dëshmitare në Gjykatën Speciale. Të gjitha këto janë shpifje për të baltosur personalitetin tim”, tha Gërvalla.

Ajo reagoi edhe ndaj akuzave se po paraqitet si “anti-UÇK”, duke theksuar se kontributi i saj në luftën çlirimtare ka qenë i prekshëm, qoftë si individ, qoftë përmes strukturave ku ka vepruar.

“Të gjithë ata që më sulmojnë si anti-UÇK duhet të mendojnë dy herë. Sepse kur unë kam kontribuar në luftë, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht”, u shpreh Gërvalla.

Deputetja theksoi se Gjykata Speciale ka trajtuar vetëm dëshmitarë të dorës së parë, prandaj çdo pretendim për rolin e saj në këtë proces, sipas saj, është i pabazë. “Pyetni avokatët e të akuzuarve”, shtoi ajo.

Related

Previous Post

Dështoi përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Next Post

Musliu: Nuk votohet kryetar Kuvendi ai që fyen luftën e UÇK-së

Next Post
Musliu: Nuk votohet kryetar Kuvendi ai që fyen luftën e UÇK-së

Musliu: Nuk votohet kryetar Kuvendi ai që fyen luftën e UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.