Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dramë në sekondat e fundit të javës së fundit të Bundesligës – Dortmund kap Championsin, Leipzig mbetet jashtë Evropës

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2025
in Lajme
0
Dramë në sekondat e fundit të javës së fundit të Bundesligës – Dortmund kap Championsin, Leipzig mbetet jashtë Evropës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Java e fundit e Bundesligës dhuroi emocione dhe vendime dramatike deri në sekondat e fundit, duke përcaktuar fatin e skuadrave në të dy skajet e tabelës – nga garat evropiane deri te mbijetesa.

Në krye të renditjes, Bayern Munich e mbylli sezonin në mënyrë të qetë me një fitore bindëse 4-0 ndaj Hoffenheim, duke konfirmuar përfundimisht titullin kampion. Megjithatë, të gjitha sytë ishin te beteja për vendin e katërt, që garanton pjesëmarrjen në UEFA Champions League.

Dortmund kalon në fotofinish Freiburgun

Borussia Dortmund nuk zhgënjeu dhe kreu detyrën në mënyrë bindëse, duke mundur 3-0 Holstein Kielin, një fitore që i mundësoi të kapërcejë Freiburgun në renditje dhe të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Përballja direkte e Freiburgut me Eintracht Frankfurtin përfundoi me humbje 1-3, duke zbritur skuadrën nga zonat elitare. Frankfurt, nga ana tjetër, blindoi vendin e tretë dhe pjesëmarrjen evropiane.

Leipzig bie nga zona evropiane, Mainzi i shpëton dramës

Një tjetër surprizë e javës erdhi nga Leipzig, që humbi në shtëpi 2-3 ndaj Stuttgartit dhe për pasojë mbeti jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm. Mainz, në anën tjetër, arriti të marrë pikën që i duhej me një barazim 2-2 ndaj Bayer Leverkusen, duke përmbushur objektivin minimal të sezonit.

Beteja për mbijetesë: Haidenheim në play-out, Kiel dhe Bochum bien nga elita

Në fund të tabelës, Heidenheim përfundoi në vendin e 16, që çon në ndeshjet play-out, ndërsa Holstein Kiel dhe Bochum nuk arritën të shpëtojnë dhe ranë një kategori më poshtë, duke mbyllur një sezon të vështirë.

Rezultatet e plota të javës së fundit në Bundesliga:

  • Augsburg – Union Berlin 1-2

  • Borussia Mönchengladbach – Wolfsburg 0-1

  • Borussia Dortmund – Holstein Kiel 3-0

  • Freiburg – Eintracht Frankfurt 1-3

  • Heidenheim – Werder Bremen 1-4

  • Hoffenheim – Bayern Munich 0-4

  • Mainz – Bayer Leverkusen 2-2

  • Leipzig – Stuttgart 2-3

  • St. Pauli – Bochum 0-2

Related

Previous Post

“E pamundura ndodhi” – Agron Shehaj reagon pas suksesit të Partisë Mundësia në zgjedhjet e 11 majit

Next Post

Skandal në Universitetin “Kadri Zeka”? Rektori Dërmaku dhe prodekani Rashiti dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar

Next Post
Skandal në Universitetin “Kadri Zeka”? Rektori Dërmaku dhe prodekani Rashiti dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar

Skandal në Universitetin “Kadri Zeka”? Rektori Dërmaku dhe prodekani Rashiti dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.