Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
17/02/2026
in Lajme
0
“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Protesta përkon me 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe ka mbledhur qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, pavarësisht motit me borë.

Në tubim i janë bashkuar edhe figura të njohura politike dhe publike. E pranishme ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së në Shqipëri, Taulant Balla. Në marshim morën pjesë edhe familjarë të të akuzuarve, përfshirë Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe djemtë e Kadri Veselit.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila kundërshton procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për të cilët Prokuroria ka kërkuar gjithsej 180 vite burg. Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje prej 200 deri në 250 mijë qytetarësh.

Në skenë u ngjitën edhe artistë të njohur. Këngëtari Ilir Shaqiri performoi së bashku me djalin dhe nipin e tij, ndërsa reperi Lyrical Son (Festim Arifi) hapi tubimin me këngë patriotike. E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi Goodman, foli mes emocionesh, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Autoritetet kishin angazhuar forca të shtuara policore dhe ekipe emergjente për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë marshimit. Tubimi u zhvillua pa incidente, ndërsa mesazhi kryesor i pjesëmarrësve ishte thirrja për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm.

Related

Previous Post

Ylber Ramadani shkëlqen në Serie A, në formacionin e javës me yjet e Milanit dhe Juventusit

Next Post

Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendësadjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Next Post
Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendësadjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendësadjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.