Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Dritë jeshile në Kuvend: miratohet anëtarësimi i Kosovë në Bordin e Paqes

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/04/2026
in Category
0
Dritë jeshile në Kuvend: miratohet anëtarësimi i Kosovë në Bordin e Paqes
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Me 103 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Marrëveshja u ratifikua me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ky projektligj ishte paraparë të shqyrtohej në seancën e 27 prillit, por deputetët votuan që të futet në rend të ditës në seancën e sotme.

Më 19 shkurt, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim, Osmani bëri të ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë, duke theksuar se vendi nuk do të kontribuojë financiarisht.

Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Bordi i Paqes është pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë. Bordi i Paqes i ka 27 anëtarë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.

Related

Previous Post

Ujësjellësi i Prishtinës paralajmëron: borxhlinjtë rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore.

Next Post

Albin Kurti i përgjigjet Arbër Rrahmanit: Çështjet e ndryshimit të gjinisë nuk janë në kompetencë të familjes

Next Post
Albin Kurti i përgjigjet Arbër Rrahmanit: Çështjet e ndryshimit të gjinisë nuk janë në kompetencë të familjes

Albin Kurti i përgjigjet Arbër Rrahmanit: Çështjet e ndryshimit të gjinisë nuk janë në kompetencë të familjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.