Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dua Lipa ndez Prishtinën në natën e parë të Sunny Hill – Mesazhi i Lumir Abdixhikut: “Kjo është Kosova që duam”

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2025
in Lajme
0
Dua Lipa ndez Prishtinën në natën e parë të Sunny Hill – Mesazhi i Lumir Abdixhikut: “Kjo është Kosova që duam”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina u shndërrua në një qendër botërore të muzikës dhe emocioneve mbrëmjen e djeshme, kur superylli me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ndezi skenën e Festivalit Sunny Hill me një performancë spektakolare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke e përshkruar natën e parë të festivalit si një moment kulmor për të rinjtë dhe kulturën në Kosovë. “Dua, me një performancë spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill. Dhe bashkë me të, ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota që në Prishtinë u bënë një,” shkruan ai.

Abdixhiku e cilëson Sunny Hill-in si shumë më tepër se një festival të zakonshëm, duke e quajtur “pasaportë kulturore për Kosovën”, që jo vetëm sjell artistët më të njohur në botë, por edhe vendos Prishtinën në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore.

“Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes,” përfundon ai, duke falënderuar Dua Lipën për dashurinë ndaj vendit të saj dhe organizatorët e Sunny Hill që, siç thotë, “çdo vit sjellin një dritare të botës në Kosovë”.

Festivali Sunny Hill, i cili tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në rajon, pritet të vazhdojë me performanca të tjera të artistëve ndërkombëtarë dhe vendas përgjatë ditëve në vijim.

Related

Previous Post

Kush do të jetë anëtari i radhës në BE? Islanda rikthehet në garë përpara Shqipërisë dhe Malit të Zi

Next Post

“Kanali Ibër Lepenc drejt finalizimit: Rehabilitimi prej 13 milionë euro afër përfundimit”

Next Post
“Kanali Ibër Lepenc drejt finalizimit: Rehabilitimi prej 13 milionë euro afër përfundimit”

“Kanali Ibër Lepenc drejt finalizimit: Rehabilitimi prej 13 milionë euro afër përfundimit”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.